Në Brendësi të Kuranit
  • Tefsir
  • Tematika Kuranore
  • Sirah Profetike
  • Reflektime
  • Fundi i Kohës
No Result
View All Result
Në Brendësi të Kuranit
No Result
View All Result

Lumturia

18 Mars, 2018
in Reflektime
8 minuta lexim
0
SHARES
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterDërgoje në WhatsAppDërgoje në TelegramDërgoje me E-mail

Lumturia, mund të thuhet, është qëllimi kryesor i jetës së njerëzve. Edhe pse ata mund të kenë kuptime të ndryshme rreth lumturisë, të gjithë e synojnë atë. Kërkimi dhe arritja e lumturisë është aq e rrënjosur në thelbin e shpirtit njerëzor, sa në Deklaratën e Pavarësisë të ShBA-ve të vitit 1776 theksohet se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të pajisur prej Krijuesit të tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, mes të cilave e drejta për Jetën, Lirinë dhe kërkimin e Lumturisë”.

Shumica e njerëzve do ta përkufizonin lumturinë me mirëqenien trupore dhe shpirtërore, jetën e mirë, të rehatshme dhe pa probleme, si dhe të ndjerit mirë me veten dhe realizimin e saj. Në pamje të parë, një përkufizim i tillë i lumturisë duket shumë i arsyeshëm, por besimi se arritja e kësaj mirëqenieje do ta bëjë njeriun të ndjehet vërtet i lumtur, është provuar të jetë i pavërtetë.

Nëse do të ekzistonte vërtet lumturia sipas konceptit të shtjelluar më lart, ajo lumturi do të gjendej në mirëqenien e parajsës. Allahu e përshkruan parajsën në Kuran si vendin ku njerëzit nuk do të kenë etje dhe as do të ndjejnë të nxehtë (TaHa 20, 119), ku do të kenë çfarë u dëshiron shpirti dhe u kënaq sytë (Ez-Zukhruf 43, 71).

Artikuj të Ngjashëm

Kur elitat e një vendi bëhen ata që jetojnë në luks dhe keqbërësit

Kur elitat e një vendi bëhen ata që jetojnë në luks dhe keqbërësit

8 Nëntor, 2020
Arsyeja e rrënimit të popujve

Arsyeja e rrënimit të popujve

7 Nëntor, 2020

Kur sunduesi i një populli pretendon se është zoti i tij

5 Prill, 2020

Por Zoti në Kuran nuk i ka atribuuar lumturi gëzimit dhe shijimit të prehjes dhe të mirave të parajsës. Në ajetin e shtatë të sures 101 Gjëmimi, Allahu e përshkruan gjendjen e banorit të saj si të një njeriu që po shijon një ‘jetesë të kënaqshme’, dhe jo të një njeriu që lumturohet nga kënaqësitë sensuale të parajsës. Jetesa e kënaqshme në parajsë nuk prodhon lumturi, sepse përndryshe ajo do të ishte quajtur ‘jetë e lumtur’. Jo se në parajsë nuk ka lumturi, por burimi i lumturisë në të ndodhet përtej kënaqësive materiale të jetesës së mirë.

Nëse besimtari ka për ta gjetur lumturinë në parajsë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për jetën e kësaj bote, sepse ai nuk do të gjejë lumturi aty, por nga ana tjetër do të përjetojë gëzim. Si besimtarët, ashtu edhe jobesimtarët, do të gjejnë gëzim në këtë jetë, por për arsye të ndryshme. Allahu i ka përshkruar jobesimtarët se i gëzohen të mirave të kësaj jete, të cilat nuk janë vetëm se një kënaqësi e përkohshme (Er-Ra’ad 13, 26), se sa herë u vjen një bekim prej Zotit gëzohen në mënyrë arrogante dhe të shkujdesur (Er-Rum 30, 36; Esh-Shura 42, 48).

Nga ana tjetër, besimtarët i gëzohen Islamit dhe Kuranit: “Thuaj: Bujarisë së Allahut (Islamit) dhe mëshirës së Tij (Kuranit), këtyre t’u gëzohen, ato janë më të mira sesa ajo që grumbullojnë” (Junus 10, 58). Veprat e mira të besimtarëve që kanë pranuar bujarinë dhe mëshirën e Allahut, në formën e Islamit dhe Kuranit, bëhen shkak që ata të çojnë një jetë të këndshme në këtë botë: “Kush vepron të mirën, mashkull apo femër qoftë, dhe është besimtar, Ne do të bëjmë që të kalojë një jetë të këndshme” (En-Nahl 16, 97).

Allahu e përshkruan jetën e besimtarëve të lartpërmendur si ‘të këndshme’, sepse lumturia i takon parajsës në botën tjetër: “Sa i takon atyre që u lumturuan, ata do të jenë në Kopësht përjetësisht” (Hud 11, 108).

Allahu ka përmendur në Kuran se kjo lumturi pason një lloj të veçantë shndritjeje në fytyrat e banorëve të parajsës: “Allahu i shpëtoi nga e keqja e asaj dite, dhe u dhuroi shndritje dhe lumturi” (El-Insan 76, 11), “shndritje në fytyra, dhe lumturi në zemra” (Ibn Xherir et-Tabari). Kjo lumturi e tyre nuk buron prej kënaqësive lëndore të parajsës, por prej kundrimit të Fytyrës së Allahut: “Fytyrat atë ditë do të jenë të shndritura, duke vështruar Zotin e tyre” (El-Kijama 75, 22-23).

Muslimi transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “ Kur banorët e xhenetit të kenë hyrë në xhenet, Allahu i Lartësuar do t’i pyesë: “A dëshironi ndonjë gjë që t’ua shtoj”? Ata do të përgjigjen: “A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në xhenet dhe na shpëtove nga zjarri”? Atëhere Allahu do të heqë perden dhe kundrimi i Zotit të tyre do të jetë gjëja më e dashur që u është dhuruar”.

Dallimi mes atij që thjesht shijon dhe i gëzohet kënaqësive sensuale të parajsës dhe atij që vështron Allahun del në pah edhe në hadithin e transmetuar nga Imam Ahmedi, ku Profeti ﷺ ka thënë: “Banori me gradën më të ulët të xhenetit do të vështrojë mbretërinë e tij që shtrihet sa distanca në ecje dy mijë vjet, do të vështrojë fundin e saj sikurse i sheh fillimin, do të vështrojë gratë dhe shërbyesit e tij, ndërsa banori me gradën më të lartë do të vështrojë Fytyrën e Allahut dy herë në çdo ditë”.

Ideja se lumturia arrihet nëpërmjet plotësimit të nevojave trupore dhe shpirtërore i ka lënë të zhgënjyer të gjithë ata njerëz që nuk e kanë gjetur lumturinë kur i kanë përmbushur këto nevoja. Duke kërkuar lumturinë ata kanë ndjekur një mirazh, mos-arritja e të cilit vetëm se ua ka shtuar vuajtjen, sepse ata kanë ushqyer iluzionin se lumturia është e arritshme në këtë jetë.

Lumturia nuk arrihet as me jetesën e kënaqshme në parajsë, por vetëm në kundrimin e Allahut. Duke qenë se lumturia nuk i takon kësaj bote, besimtari duhet t’i gëzohet në këtë jetë bamirësisë dhe mëshirës së Allahut, të zbritura nga Zoti në formën e Islamit dhe Kuranit, e të përmallohet për takimin me Allahun, të kundruarit e Fytyrës së Tij dhe lumturinë që do ta pasojë atë.

Related Posts

Kur elitat e një vendi bëhen ata që jetojnë në luks dhe keqbërësit
Reflektime

Kur elitat e një vendi bëhen ata që jetojnë në luks dhe keqbërësit

8 Nëntor, 2020
Arsyeja e rrënimit të popujve
Reflektime

Arsyeja e rrënimit të popujve

7 Nëntor, 2020
Reflektime

Kur sunduesi i një populli pretendon se është zoti i tij

5 Prill, 2020
Teodiseja në veprimet e Khidrit
Reflektime

Teodiseja në veprimet e Khidrit

16 Nëntor, 2019

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Në Brendësi të Kuranit

Në brendësi të Kuranit është një hapësirë e mendimit, reflektimit dhe meditimit rreth Kuranit, sipas një metodologjie të thjeshtë, të mundshme dhe frytdhënëse për të gjithë ata që i qasen atij, me dëshirën për të fituar udhërrëfim prej Kuranit.

© 2020 Në Brendesi të Kuranit - Hapësirë e mendimit, reflektimit dhe meditimit rreth Kuranit

  • Tefsir
  • Tematika Kuranore
  • Sirah Profetike
  • Reflektime
  • Fundi i Kohës
No Result
View All Result
  • Tefsir
  • Tematika Kuranore
  • Sirah Profetike
  • Reflektime
  • Fundi i Kohës

© 2020 Në Brendesi të Kuranit - Hapësirë e mendimit, reflektimit dhe meditimit rreth Kuranit